Vranjë: Shkarkohet nga pozita e kryeshefit, mjeku që u akuzua për ngacmim seksual

1772

Mjeku S.S. nga Qendra Shëndetësore në Vranjë, për të cilën infermierja D.C.  pati deklaruar mediave se ai (mjeku) për vite të tëra i kishte shkruar mesazhe në celular atë me përmbajtje joshëse, tashmë edhe zyrtarisht është shkarkuar nga pozita e kryeshefit të ndihmës së shpejtë në Vranjë.

“Përshkakë të refuzimit të lidhjes me mjekut, infermieresë D.C. i’u kishte ndërruar vendi punës, derisa ajo vet ngacmimin e mjekut e paraqiti në publik, që rezultoi me shkarkim nga detyra e kryeshefittë Qendrtës Shëndetësore të Vranjës” – shkruan mediat serbe.

Ndërkaq, tashmë i shkarkuari SS ka deklaruar më parë se ai ishte në të vërtetë viktimë e aferës dhe se infermierja që dyshonte për ngacmim seksual i kishte bërë padrejtësi të gjithëve, raporton Vranje Neës.

Më parë, infermierja D.C. njoftoi se mjeku S.S. “Për vite me radhë e kishte ngacmuar duke i dërguar mesazhe me tekste joshëse,” për të cilat vendosi “të kërkojë drejtësi në gjykatë dhe të kërkojë mbrojtje nga autoritetet kompetente”.

U.D. drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Vranjë, Ljiljana Antiq tha se infermierja D.C. është transferuar në një departament tjetër “për nevoja dhe shërbime” dhe jo për ndonjë arsye tjetër./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *