Vranjë: Babai qëllimshëm i’a djeg kamionin djalit, arrestohet nga policia

-FOTO ILUSTRIM-

Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë arrestuan M. N. (1962) nga Vranja, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

M.N. dyshohet që qëllishëm i ka dhënë flakën kamionit të të birit, në oborrin e shtëpisë së tyre në Vranjë.

Fatmirsisht, zjarri i vënë qëllimshëm, nuk ka lënduar askend, derisa është shuar nga Njësia e Zjarrfikëses dhe Shpëtimit nga Vranja.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa me kallëzim penal do të dërgohet në Zëvendësprokurorin e Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *