Vranja, vatra më e madhe e infeksionit me koronavirus në Serbi, pas Beogradit
Me 112 të infektuarë të ri, qyteti i Vranjes për momentin është vatra më e madhe e epidemisë COVID-19 në Serbi, pas Beogradit, raportojnë mediat serbe.
Sipas të të njejtave media, Vranja ka qenë në vendin e tretë rradhazi, sa i përket numrit të të infektuarëve me koronavirus , por ajo tani ka kaluar tre qytetet më të mëdha në Serbi, Novi Sadin, Nishin dhe Kragujevcin, me numrin e infeksioneve me koronavirus.
Ndërsa, sa i përket jugut të Serbisë, ajo me 35% të rasteve të reja, mban një rekord të zi për përqindjen e të sapo infektuarve me koronavirus në Serbi në lidhje me mostrat e kryera.
Nga 359 mostra të testuara nga rrethi i Pçinjës, 129 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, gjë që kap shifrën e më shumë se 35%, e që në esencë i bie mbi dy herë më shumë në lidhje me të njëjtën përqindje në nivelin e Serbisë.
Vranja me 112 persona të sapo infektuara prinë në listën e qyteteve me numrin më të madh të infektuarë në jugun e Serbisë, e ndjekur nga Presheva me nëntë të infektuar./LUGINALAJM/