Vranja përsëri vatër e infeksionit me COVID-19, nga 59 mostra, 1/3 rezultojnë pozitiv në koronavirus

343

Sipas Stabit të Krizave të Republikës së Serbisë, qyteti i Vranjës, por edhe Rrethi i Pçinjës, aktualisht është vatër e infeksionit me koronavirus.

Të dhënat e fundit, bëjnë të ditur se nga 59 mostra të testuara në Rrethin e Pçinjës, 20 persona kanë rezultuar pozitivë në COVID-19, gjë që përbën 1/3 e të infektuarve nga numri i të dyshuarve, dhe në përqindje është më e lartë në rastet e reja deri më tani.

Sipas të dhënave zyrtare, 14 të infektuarë, janë nga Vranja, katër nga Presheva dhe një person nga Bujanoci.

Në ambulancën COVID në Vranje, numri i të kontrolluarve është rrit, duke krahasuar me raportin e mëparshëm në 94 ekzaminime, dhe 41 janë ekzaminimet e para.

Gjithashtu, në COVID ambulancën në Vranjë, 33 pacientë janë duke u trajtuar, ku 16 persona janë konfirmuar të jenë të infektuar me koronavirus./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *