Vojisllav Sheshel dënohet me 10 vite burg

193

Tribunali i Hagës  ka shpallur fajtor liderin e radikalëve serbë Vojisllav Sheshel, të cilin e ka dënuar me 10 vite burg.

Megjithatë, Sheshel nuk të vuajë dënimin me burg, pasi ai këtë e ka kryer gjatë kohës sa ka qëndruar në paraburgim për plotë 11.5 vite, transmeton Telegrafi.

Trupi gjykues i Tribunalit të Hagës e kishte liruar Sheshelin më 31 mars të vitit 2016 nga dhjetë pikat e aktakuzës që rëndonin mbi të përfshirë krime kundër njerëzimit, thyerja e rregullave të luftës, për gjuhë të urrejtjes, deportim dhe krime tjera kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci, Bosnje dhe Vojvodinë.

Trupi gjykues është ankuar dhe ka kërkuar dënimin prej 28 viteve burgim apo përsëritjen e gjykimit. /Telegrafi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *