Vlora Çitaku pritet ta udhëheqë këtë ministri të rëndësishme në Shqipëri?

477

Gazetari shqiptar Çim Peka, ka thënë se ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, do të emërohet ministre në Qeverinë “Rama 3”.

Peka ka thënë se Çitaku si njeriu “më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do të marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare.

Në një shkrim autorial, Peka ka theksuar se emërimi i Çitakut nga ana e Ramës si Ministre e Jashtme e Shqipërisë, nuk është thjesht një emërim nepotik, por “amaneti i vërtetë i Thaçit dhe “futje gishtash në sy” për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Shkrimi i plotë i Pekës:

‘Sot, Shqipëria fitoi! Sot, Shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët’

Ky ishte amaneti që Hashim Thaçi i dërgoi Edi Ramës nga qelia në Hagë, me rastin e sigurimit të mandatit të tretë nga ky i fundit. Unë kam përshtypjen se Thaçi akoma dhe sot nuk e di që i ka dërguar një letër të tillë Ramës. Por kjo pak rëndësi ka.

Ajo që Rama na tregon me këtë letër është se sot më shumë se kurrë, ai pretendon të shndërrohet në liderin e shqiptarëve kudo në rajon. Që megalomania e tij është në nivele klinike kjo nuk është çudi, se ky është Rama. Por që ky të pretendojë të marrë rolin e liderit të Kosovës dhe të flasë në emër të saj, kur Kosova ka Kryeministrin dhe Presidentin e saj, kjo pastaj tejkalon megalomaninë.

Kjo shndërrohet në diçka të rrezikshme për Kosovën.

Albin Kurti dhe Edi Rama sot janë në pole të kundërta dhe në marrëdhënie e dobëta personale, pikërisht sepse ky i fundit do të bëhet Zot në shtëpinë e tjetrit. Dhe jo vetëm të bëhet Zot në shtëpi, por dhe t’i shesë oborrin fqinjit verior. Që Rama të uzurpojë këtë rol dhe të minojë pozitën e Kurtit sigurisht i duhet ndihmë dhe nga Kosova. Nga njerëz të afwrt të tij dhe të Thaçit. Askush nuk mund ta luajë këtë rol më mirë se Vlora Çitaku. Njeriu më i afërt i Thaçit dhe mike personale e familjes Rama, ajo pritet të emërohet Ministre e Jashtme në Kabinetin Rama 3.

‘Mund t’i citosh, të mos jesh dakord me ta, apo t’i shash, por gjëja që nuk mund të bësh, është t’i injorosh ata…sepse ata i ndryshojnë gjerat




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *