“Vllaznillëku” në rrezik; koalicioni i Bujanocit afër shpërbërjes! (FOTO)

284

11188048_10153284562919634_1676004791_oraplasjet e krijuara brenda koalicionit aktual të Bujanocit, shkaktuan ndërprerjen e seancës së sotme të Kuvendit komunal ende pa filluar ai. Arsyeja e ndërprerjes, siç merret vesh është mospranimi i iniciativës së këshilltarëve serb rreth dhënies me qira të Ndërmarrjes “Jugokoop”.

Edhe pse u dha zyrtarisht kjo iniciativë që të futet si pikë e rendit të ditës, mbetet e paqartë se kujt do të duhet t’i jepet me qira kjo ndërmarrje, me që propozuesi nuk dashi ta ndajë këtë informacion me këshilltarët tjerë në Kuvend.

Edhe më i paqartë mbetet qëndrimi i partive shqiptare brenda këtij koalicioni, këshilltarët e të cilëve edhe pse gjatë debatit pranonin se “iniciativa është në të mirë të qytetarëve të Bujanocit” refuzuan që ta përkrahin me vota atë.

11198881_10153284675809634_1150580854_nÇka fshihet pas kësaj përplasje ende është e paqartë, por ajo që është e sigurtë se nuk janë interest e qytetarqëve  ato që er krijuan këtë përplasje, me gjasë kjo u krijua me qëllim të mbrojtjes së interesave private të dikujt që është në prapaskenë, qoftë në atë të këshilltarëev serb, qoftë në atë të këshilltarëve të Nagip arifit apo Jonuz Musliut.

Seanca e sotme, paraqet një dëshmi konkrete se sa herë që në rend të ditës është dashur të futet apo të refuzohet futja e një kërkese me interes për shqiptarët, sikurse serbët edhe shqiptarët e Nagip Arifit edhe ata të Jonuz Musliut pa hezitim e kanë përkrahur atë. Në të vetmin rast që u “rrezikuan” interest e serbëve ata dëshmuan forcën duke treguar konkretisht dhëmbët.

Fundja, kjo duhet të shërbejë edhe si dëshmi se si duhet të mbrohen interest e qytetarëve tu./LuginaLajm/

11187937_10153284562429634_1613880661_o




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *