Vllasi: Kush nuk do të donte bashkimin e Kosovës me Luginën, por është opsion joreal

308

Azem Vllasi thotë se insistimi i presidentit Hashim Thaçi, se qëllimi i tij është bashkimi i Luginës së Preshvës me Kosovën, pa i dhënë asgjë Serbisë nuk është mundësi reale.

“Jo korrigjim në baza etnike. Kjo ideja për bashkimin e Luginës së Preshevës, presidenti po thotë që do ta marrim Luginën por nuk do të japim kurrgjë, që thonë prej gojës presidentit në vesh të Zotit, cili shqiptar nuk do të donte të ishte ashtu. Por s’është real”, thotë Vllasi.

“Nëse dikush e bind Serbinë me na dhanë krejt atë territor është në rregull dhe ajo do të ishte bashkim i Luginës por nëse i hyjmë vizatimit të kufijve, Serbia thotë merri këtu disa fshatra, të cilat edhe ashtu janë të braktisura”, ka thënë më tej Vllasi, përcjell Koha.net.

Ai ka thënë se nuk është opsion real, e aty është problemi.

“Nëse duhet na me vendos, është opsion real po nëse duhet me pyet shtetin e Serbisë atëherë nuk është”, ka thënë ai.

“Dialogu do të jetë i kot nëse nuk e prodhon si rezultat final njohjen dhe dy shtete që e njohin njëra tjetrën, pastaj në pret demarkacioni, pra, dy shtete që e njohin njëra tjetrën”, ka thënë më tej ai./Koha.net/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *