Viti shkollor në Luginë, nis me protesta!

172

Takimi i mbajtur dje ndërmjet përfaqësuesve politik dhe institucional të Luginës së Preshevës, ka rezultuar me marrëveshjen “unike”, ku 1 shtatori do të jetë ditë proteste për të gjitha shkollat shqipe në Luginë të Preshevës.

Takimi i mbajtur dje, ndërmjet përfaqësuesve institucional dhe politik me gjithë drejtorët e shkollave shqipe në Luginë, ka rezultuar  me marrëveshjen e përbashkët, ku që në nisje të vitit akademik, do të protestohet në mungesë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Dakordimi i spektrit institucional dhe politik të Luginës për protesta, ka ardhë pas një varg takimesh, të zhvilluara në Bujanoc dhe Preshevë.

Protestat, do të zhvillohen të hënën me 1 shtator në çdo shkollë shqipe të Luginës, me fillim nga ora 10:00 deri ora 12:00./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *