Vikendi përsëri mbyllet në Serbi, ja masat e aprovuara nga Shtabi i krizave

Në mbledhjen e Shtabit të krizave janë miratuar masat ku gjatë vikendit nuk do të punojë asgjë, përveç atyre të nevojshme, përshkak të situatës së jashtëzakonshme epidemiologjike:
– të shtunën dhe të dielën nuk do të punojë asgje përveç shitoreve, barnatoreve, enteve shëndetësore, pompave të benzinës për mbushjen e derivateve, kiosqeve dhe shërbimit të ushqimit.
– masat hyjnë në fuqi sonte saktë në mesnatë, gjegjësisht në minutën e parë të së shtunës.
– rreth masave të cilat do të jenë në fuqi nga e hëna, opinioni do të njoftohet të dielën.
– prej të hënës nxënësit prej klasës së pestë deri të tetën kalojnë në mësimimn online, gjimnazistët mbeten në mësimin online edhe më tej.
Siç jemi të njoftuar, anëtarët e shtabit të Krizave menjëherë janë pajtuar rreth një mase – që gjimnazistët të mbeten në shtëpi dhe të vazhdojnë mësimin online dhe javën tjetër./KomunaeBujanocit/

Leave a Reply

Your email address will not be published.