Vikendi ‘mbyll’ shumë biznese – ja kush ka të drejtë të punojë sipas SHSJ (DOKUMENT)

Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i Komunës së Bujanocit, ka aprovuar masat e reja të miratura, nga Shtabi republikan i Krizave në Serbi, në luftën ndaj COVID-19.

Sipas masave të reja, gjatë vikendit, do të ketë  regjim të ri të orarit për shumë lloje të bizneseve, ku objektet hoteliere, restoranet, kafiteritë, baret, klubet e natës, vendet për lojëra, bastoret, sallonet e kozmetikës dhe frizurës, sallonet e bukurisë, qendrat tregtare, shitoret e veshjeve dhe fitneset nuk do të punojnë nga e premtja me fillim prej orës 17:00h, deri të hënën në ora 05:00h, derisa orari i tyre I punës, gjatë ditëve tjera, do të jetë nga e hëna deri të premten në intervalin kohor prej orës 05:00h deri në ora 17:00h.

Shitoret e ushqimit, mund të punojnë çdo ditë deri në orën 21:00h, edhe përgjatë vikendit, derisa barnatoret dhe pompat e benzinës (vetëm shitja e karburantit) mundë të punojnë pa limit, çdo ditë të javës.

Më poshtë mundë të lexoni të plotë dokumentin mbi vendosjen e masave të reja:

Leave a Reply

Your email address will not be published.