“Vikendi i mbyllur” në Serbi, nga e hëna shkollat e mesme kalojnë në mësim online
Qeveria e Republikës së Serbisë, me propozimin e Shtabit të Krizave për Mbrojtjen e Shëndetit të Popullsisë nga Sëmundja Infektive COVID-19, ka miratuar masa të reja për të luftuar epideminë.
Masat e miratuara i referohen fundjavës së ardhshme, respektivisht, datës 6 dhe 7 mars.
Ndërkaq, vendimi i sotëm, parasheh që të shtunen (6 mars) nga ora 12:00h, deri të hënën në orën 06:00h, të gjitha objektet hotelierike (kafenetë dhe restorantet), të gjitha dyqanet përveç dyqaneve ushqimore, sallonet e bukurisë dhe parukerisë, sallat e lojërave për fëmijë , palestrat dhe ambientet sportive, do të mbyllen.
Sipas këtij vendimi, të hapura mundë të jenë dyqant e ushqimit, farmacitë dhe pompat e benzinës orari i punës, do të jetë si më parë, deri në orën 21:00h, shkruan B92, përcjell LUGINALAJM
Vlenë të përmendet se nga e shtuna pas orës 12:00H, institucionet shëndetësore private, laboratorët, klinikat veterinare dhe zyrat dentare mund të punojnë.
Nga e hëna, 8 mars, gjithçka do të funksionojë sipas regjimit të zakonshëm dhe orari i punës i të gjitha ambienteve do të jetë i njëjtë me sot.
Është e rëndësishme të theksohet se aktiviteti i shpërndarjes së ushqimit është i mundur 24 orë në ditë, ndërsa shitja kundër ushqimit dhe pijeve është e ndaluar nesër pas orës 12:00h në territorin e të gjithë Republikës së Serbisë deri të hënën në mëngjes. Gjithashtu, pas orës 12:00h, institucionet shëndetësore private, laboratorët, klinikat veterinare dhe zyrat dentare mund të punojnë.
Ajo që është edhe më e veçantë në ketë vendim, se të gjitha shkollat e mesme në Serbi, dalin në mesim online, nga dita e hënë./LUGINALAJM/