Vijnë gurbetqarët, vijnë kolonat me Kosovën!

216

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë me dije se si rezultat i shtimit të fluksit të automjeteve dhe procedurave kufitare, në Merdare pritjet në hyrje të Kosovës tani janë diku rreth 3 ore deri në 3 orë e 30 minuta.

Kjo për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve qe vijnë për pushime në Kosovë, ndërsa në dalje pritje nuk ka përveç kohëzgjatjes normale prej 05-10 minuta, deri sa të kryhen procedurat kufitare.

Pritje ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, përmes të cilës për të hyrë në Kosovë duhet pritur prej 30 minuta deri 1 orë. Kurse në dalje nuk ka pritje.

Situata rreth pritjeve të kalimit kufitar mund të ndryshojë varësisht prej frekuentimit të automjeteve, ndërsa Policia e Kosovës, thotë se vazhdon me masat shtese, me prezencë me te shtuar të personelit policorë, në mënyrë që të ndikojë në zvogëlimin e pritjeve dhe t’ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar në pjesën e RKS-së./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *