VIDEO/Nënshkruhet marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Forumit të Gruas së PVD-së dhe atyre të SDA Sanxhak

Forumi i Gruas i Partisë për Veprim Demokratik, ka nënshkruar sot, marrëveshje bashkëpunimi me Forumin e Gruas të SDA Sanxhak, në kuadër të së cilës parashihen aktivitete të ndryshme të përbashkëta për avancimin e pozitës së gruas, por, edhe për bashkërendimin e aktiviteteve me qëllim të realizimit të synimeve programore të dy partive.

Marrëveshja e sotme paraqet vetëm edhe një mundësi bashkëpunimi mes dy partive që përfaqësojne shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut.

Partia për Veprim Demokratik dhe SDA kanë nje historik të bashkëpunimit të ndërsjellë shumëvjeçarë kurorëzimi i të cilit bashkëpunim personifikohet në grupin e përbashkët parlamentar në parlamentin republikan.

Nga ana e PVD-së marrëveshjen e nëshkroi dr. Afërdita Mustafa, ndërsa, në emër të SDA Dinheta Puliq.

Veç zonjës Puliq në delegacionin e SDA ishin edhe Indira Haxhibuliq, Hanadi Hajdinoviq, Emela Salihoviq dhe Amela Spahiq.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.