VIDEO/Kamberi: Nuk na duhen vende pune në Beograd, neve na duhen vendet e punës në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë
Gjatë së mërkures, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, ka zhvilluar fushatën parazgjedhore me banorët e Bilaçit dhe Samolicës në kaudër të zgjedhjeve parlamentarë të 3 prillit.
Sali Salihi, kandidat për deputet popullor, ka thënë se: “Shqiptarët kanë shumë probleme, të cilat për adresë e kanë Beogradin dhe për ate na duhet organizim që me 3 prill të dalim dhe të votojmë për Listën e Shqiptarëve të Kolaicionit më numër 16”.
Nga ana tjetër, Fehmi Maliqi, banor i fshatit Bilaç, thënë se mundët të vie një moment që ambasadorët e fuqive më të mëdha të kërkojnë një përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Beograd, nga i cili do të njoftohen më problematikat e shqiptarëve, dhe a ka me keq, me thënë, se shqiptarët nuk kanë përfaqësues, dhe se çështjet e tyre nuk po mundë të trajtohen.
Ndërkaq, Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik, ka deklaruar se, ndërtuam një koalicion ku besuam në kuazën reale të cilën e ndërtoi prijësi ynë Listës së Koalicionit të Shqiptarëve.
Bartësi i Listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, ka thënë se: “Në një shtet, çfar është Serbia, duhet tre e më shumë fronte për të luftuar për me mund me i realize aspiratat e tona.”
Tutje, kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, tha se: “Ajo që për nëve është më me rëndësi, është që Prishtina të insitoj që çështja e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të jetë pjesë e pandashme e dialogut të Brukselit.”
Kamberi, shtoi se: “Është iluzore me prit që Serbia dhe Kosova një ditë mund t’i rregullojnë punët e Serbia me vazhdu me na diskriminu. Nuk mund të kesh raporte të mira me kojshinë e ai me t’a malltretu vëllaun” – ka thënë Kamberi.
“Fatmirsisht e kemi ketë kualicion përmes të cilit do të vazhdojmë me kërkesa të pandërprera për realizimin e rë drejtave tona kolektive. Nuk na duhen vende punë në Beogard, as sekretar shtetëror e as tjetër. Neve na duhen vende pune në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, nëpër inspeksione të ndryshme, aty ku shqiptarët po diskriminohen” tha kamberi.
Kamberi në fund kërkoi që me 3 prill të votohet numri 16.
Më poshtë e gjeni videon e prodhuar nga portali LUGINALAJM nga fushata parazgjedhore e Kolaicionit të SHqiptarëve të Luginës të zhvilluar me Bilaç dhe Samolicë: