VIDEO: Ja se si forcat izraelite vrasin një palestineze në Bregun Perëndimor

152

“Gruaja palestineze, 50 vjeçare, u qëllua dhe u martirizua në kampin e refugjatëve në Qalandia në jug të Ramallahut”, tha në një deklaratë Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Një grua palestineze është martirizuar nga forcat izraelite pranë qytetit të okupuar Ramallah në Bregun Perëndimor, bëri të ditur sot Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gruaja palestineze, 50 vjeçare, u qëllua dhe u martirizua në kampin e refugjatëve në Qalandia në jug të Ramallahut”, tha ministria në një deklaratë.

Sipas mediave izraelite, gruaja u qëllua për gjoja përpjekjen për të goditur me thikë një ushtar izraelit.

Ajo u transferua në Qendrën Mjekësore Hadassah në Kuds, ku vdiq nga plagët e marra.

Asnjë ushtar izraelit nuk u plagos në incident.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *