VIDEO: ISIS bombardon një anije, pamjet dalin në internet

207

UntitledVideo me imazhe tronditëse se si një anije bombardohet nga ekstremistët e ISIS është publikuar në internet. Ky është sulmi i parë i një anijeje nga ISIS dhe shihet të jetë një mesazh i tyre për të demonstruar se janë në gjendje t’i shtrijnë sulmet e tyre edhe në det.

Pamjet e plota u publikuan ditët e fundit në rrjet, por kjo ngjarje mësohet të ketë ndodhur në mesin e muajit qershor, ku gjatë përleshjeve me ushtrinë egjiptiane, ISIS arriti të godiste një anije ushtarake të Kajros, përballë Al-Arish, në ujërat detare midis Izraelit dhe Kajros. Sipas “Mirror”, anija egjiptiane transportonte njerëz dhe mallra nga Kajro që është baza për ushtrinë egjiptiane për në qendrën e operacioneve në Sinai. Në video, duket se si raketa godet anijen, e cila përfshihet tërësisht nga flakët dhe nga një re e madhe tymin. Mësohet se anija nuk e ka ndryshuar drejtimin, ç’ka do të thotë se ajo është zënë në befasi nga ISIS./Lugina-Lajm/

VIDEO: http://www.noa.al/artikull/v/514007.html




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *