VIDEO/Deputeti Shaip Kamberi i del në mbrojtje Driton Salihut: “Pse e shkarkuat drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit?”, pyet ministrin e shëndetësisë

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, gjatë senacës së sotme të Kuvendin republikan, ka ngritur çështjen e shkarkimit të drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu dhe emërimin e ushtruesit të ri të detyres së drejtorit, duke e cilësuar si një vendim skandaloz të ministrit Zllatibor Llonçar.

Kamberi, gjatë fjalimit të tij, ka pyetur ministrin ser btë shëndetësisë, se cila ka qenë arsyeja e vërtetë e shkarkimit të drejtorit të Shtëpisë së shëndetit, para skandimit të mandatit.

“Vendimi mbi shkarkimin e drejtorit krijon përshtypjen që ai është shkarkuar në mënyrë të padrejtë dhe se shkak për shkarkimin e tij është përkatësisë e tij nacionale ose politike. Megjithatë, ky nuk është lëshimi i vetëm që ka ndodhur përgjatë kësaj procedure. Me Vendim të veçant, të po të njejtës datë, ministri ka emëruar për Ushtrues detyre mjekun Boban Spasiq” – ka deklaruar në fjalën e tij, deputeti, Shaip Kamberi.

Kryetari i PVD-së tutje, ka theksuar se përkundë që Komuna e Preshevës përbëhet prej 95% prej shqiptarëve, dhe ka një strukturë medicionale prej 50 mjekëve dhqiptarë dhe vetëm 5 serbë, ministri Llonçar emëron piëkrisht mjekun serb për të udhëheq me Shtëpinë e shëndetit në Preshevë.

“Duke mos dyshuar në aftësitë profesionale të mjekut Spasic, pyetja e cila imponohet është se në bazë të të cilave parametra, në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, komunë kjo me mbi 95% shqiptarë, në institucionin shëndetësorë me 55 mjek prej të cilëve 50 janë shqiptarë dhe vetëm 5 serb, zgjidhet pikërisht mjeku i nacionalitetit serb për të qenë udhëheqës?” – ka pyetur Kamberi.

Deputeti Shaip Kamberi, gjatë fjalës së tij ka ngritur edhe çështjen e festimit të ditës së fitores ndaj fashizmit në Serbi, ku ka pyetur kryeminsitren serbe

“Serbia dhe qeveria e sajë, formalisht aq edhe joformalisht, vite me radhë, me rehabilitimin dhe glorifikimin e kriminelëve të luftrave të cilët janë dënuar edhe nga gjykatat e ndryshme, mohon krimet e kryera të luftrave ndaj popujve tjerë, mohon edhe gjenocidin ne Srebrenicë, por ky veprim, në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të “Ditës së fitores ndaj fashizmit”, meglorifikim të Lotiqit, paraqet idenë e rehabilitimit të bashkëpuntorëve të nazizmit dhe tenton të kryejë revidimin e histories” – ka theksuar Kamberi.

Më poshtë, mundë të ndiqni të plotë fjalimin e sotëm të deputetit Kamberi:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.