Vetëvrasje në Bujanoc: I riu serb, i del përpara trenit!

129

32305969Të mërkurën rreth orë 11:00, i riu Millosh J. (27) është hedhur para trenit në lëvizje afër Stacionit Hekurudhor në Bujanoc.
Siç raporton OK Radio nga burimet e Drejtorisë së Policisë në Vranjë, i riu pasi që ka marrë lëndime të rënda, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore në Vranjë. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura, me që dyshohet për vetëvrasje.
Gjithashtu rasti në fjalë, në polici është regjistruar rreth orës 11:00, të cilët deklarojnë se pas daljes në teren të pjestarëve të MPB-së, është vërtetuar që bëhet fjalë për vetëvrasje.
Ndërsa, nga Qendra Spitalore e Vranjës, bëhet e ditur se, përkundër përpjekjeve të mjekëve kujdestar që të shpëtojnë të riun Millosh J., ka qenë e pa mundur që t’i përballojë plagëve të marra./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *