Veseli, Kurtit: “Shko mbroje Vlladimirin e Preshevën”

346

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për Projektligjin për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, që pritet t’ju paraqitet të mërkurën për votim deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai ka dhënë një porosi veçanërisht për Lëvizjen Vetëvendosje, dhe për kryetarin e saj, Albin Kurti.

Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se “nesër patriotizmi më i madh do të ishte ratifikimi i demarkacionit”.

“Kush e voton shënimin e kufirit – krejt ato çka mundohen me i hedhë si akuza, i kanë për vete ata të cilët mundohen – është patriotizmi më i madh që mund të bëhet në shërbim të atdheut dhe qytetarëve të vendit tonë”, është shprehur Veseli, raporton Gazeta Express.

Kreu i Kuvendit ka dhënë një porosi për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kreun e saj, të cilët kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër Demarkacionit.

“Në çështjen e shënimit të kufijve, se sa kanë fituar e sa kanë numbur shqiptarët kufi, është Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, nuk mund ta paguajnë çmimin e padrejtësive”, ka thënë Veseli.

“Patriotët le të shkojnë në Ulqin, në Preshevë, le të shkojnë le ta mbrojnë në Vladimir, por Prishtina ka shtet të pavarur dhe sovran”, është shprehur kreu i Kuvendit.

“Dhe do ta fuqizojmë këtë shtet, dhe do t’ju ndihmojmë shqiptarëve edhe në Vladimir mos me ikë”, ka deklaruar ai, duke thumbuar Albin Kurtin, familja e të cilit ka prejardhje nga Vladimiri, fshat në komunën e Ulqinit, në Mal të Zi./Zeri/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *