Vesel Sejdiu u.d. i drejtorit të ri të sh.f. “Naim Frashëri” në Bujanoc

271

UntitledShkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, është bërë me u.d. drejtor të ri, e ai është Vesel Sejdiu nga Bujanoci, profesor i lëndës së fizikës.
Sipas burimeve të afërta nga këshilli i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, në mbledhjen e sotme të mbajtur në ketë institucion arsimor me fillim prej orës 18:00, është bërë zgjedhja e drejtorit të ri, respektivisht ushtruesit të detyrës, nga e cila Vesel Sejdiu, ka marrë shumicën kundrejt Lumnije Mustafës-arsimtares të Edukatës Fizike dhe tashmë drejtorit në ikje, Hevzi Aliut.
Për Vesel Sejdiun kanë votuar 5 anëtar, kundrejt Lumnije Mustafës që morri 3 vota, ndërsa Hevzi Aliu, drejtori në ikje, nuk e morri asnjë mbështetja (0 vota) nga anëtarët e këshillit të shkollës.

Megjithate, Sejdiu, tashmë pritet t’a marrë timonin e sh.f. “Naim Frashëri”, menjëherë pasi që të vie edhe vendimi i ministrit të arsimit./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *