Veriu po luan me BE-në rreth ‘parkut’ mbi urën e Ibrit

207

20151017191339814646Largimi i shumëpërfolur i të ashtuquajturit “Park i paqes”, të cilin kreu i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, po e quan “Park të turpit”, nuk ka ndodhur të shtunën, edhe pse punimet për rivitalizimin e urës së “Ibrit” kanë filluar para orës 16:00.

Heqjen e këtij “parku”, autoritetet e komunës veriore të Mitrovicës e kushtëzojnë me këmbëngulësi që në kufijtë administrativë të përfshijnë fshatrat Suhodoll, Gushavcin dhe Vinarcin, fshatra këto të banuara me shumicë shqiptare.

Në një deklaratë për mediat serbe, kryetari i Komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka thënë se pa një marrëveshje për kufijtë, punimet në urë mund të fillojnë, por jo edhe largimi i parkut.

Në anën tjetër, kryetari i jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur sot para gazetarëve se memorandumi me kryetarin Rakiq edhe pas 48 orësh nuk është nënshkruar, por punimet do të fillojnë me mbështetje ndërkombëtare.

Në një prononcim të tij para gazetarëve, ai potencoi se fjala është mbajtur nga ai, BE-ja dhe SHBA-ja, sa i përket fillimit të punimeve në urë që ishte paraparë të ndodhë sot.

“Po shpresoj shumë se kjo urë do të përfundoj ashtu siç jemi marrë vesh deri në qershor dhe qytetarët e Mitrovicës, Kosovës, por edhe të Serbisë të kalojnë lirshëm këtu pa asnjë pengesë…kam punuar shumë për këtë, duke normalizuar gjendjen politike në Mitrovicë… Punët fillojnë sot dhe në qershor do të përfundojnë, se a do fillojnë nga mesi apo nga skaji i jugut ose veriut, është çështje e operatorit”, ka thënë Bahtiri, raporton kp.

Sipas Pakos së Ahtisaarit, Ligji për kufijtë administrativë të komunave dhe hartave zyrtare, të tri fshatrat të banuara me shqiptarë i takojnë Mitrovicës Jugore./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *