Verbiq porositë në Bujanoc:” Jepni shembuj të mirë, nxënësve tuaj”

169

“Mendoj që sot, të gjithë duhet të tregojnë me punën e vetë se çfarë shembulli po i japim nxënësve” –  i ka thënë nga Bujanoci, sot ministri i arsimit, Sërgjan Verbiq, për televizionin shtetëror RTS, ku ka dhuruar edhe tekste shkollore në gjuhën shqipe, për nxënësit shqiptarë të Bujanoc.
Ai gjithashtu ka vlerësuar se Serbia  ka plotësuar premtimin, që nxënësit nga pakicat kombëtare të marrin falas tekstet shkollore, me që ato janë të lejuara, të printuara dhe sot do të shpërndahen.

Nuk do të ketë tekste shkollore në gjuhën shqipe, mjaftueshëm, por ajo është rrugë e gjatë deri tek ideja e realizimit. Ajo është çështje e Këshillit Nacional Arsimor, Këshillit Kombëtar të Pakicave kombëtare, autorit të tekstit, si dhe recenzentit – ka vlerësuar Verbiq.

Verbiq, ka shpjeguar që për mungesën e teksteve shkollore për pakicat kombëtare, të gjithë janë nga pak fajtor dhe egzistojnë trupe të pavarura, të cilat janë gjithashtu janë përgjegjësinë, njëashtu edhe vetë ministria e arsimit.

Sërgjan Verbiq, ministër i arsimit serb, sot po qëndron në Bujanoc, ku do të shpërndarjë 2.400 tekste shkollore për nxënësit e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon