Vendvotimi numër 6 në Tërnoc, sot nuk u hap fare pasi që komisionerët nuk lejonin qytetarët të votonin – u lajmërua edhe vendosja e bombës rreth orës 11:00h

Ripërsëritja e zgjedhjeve në njësinë numër 6 në Tërnoc, sot nuk u zhvillua fare, pasi që komisionerët e partive të ndryshme nuk munden të dakordohen rreth ndarjeve të përgjegjësive në procesin e votimit, gjë që u krijua tollovi e madhe.

Kjo gjendje u tensionua edhe më shumë, kur njëri nga komisionerët e partive serbe, kapi për krahu plakun shqiptar dhe e shtyu, duke ia pamundësuar votimin.

Me të parë rastin, komisionerët shqiptarë reaguan ndaj sjelljes së komisionerit nga Zveçani, gjë që krijoi edhe më tej pamundësi për të filluar procesin zgjedhor.

Rreth orës 10:30h, në vendvotimin numër 6, ku ende nuk kishte filluar procesi i votimit, erdhi edhe Veljko Odalloviq, sekretar i Kuvendit republikan dhe zyrtar i lartë I Komisionit Republikan Zgjedhor, ku mes tjerash tha, se për ketë gjë, dikush mundë të shkojë në përgjegjësi penale, gjë që ishte një presion për komisionerët shqiptarë.

Në fakt, procesi zgjedhor nuk kishte filluar pasi që kryetari i trupit votues, Dejan Menkoviq, nuk e kishte hapur vendvotim. Pas gjithë kësaj rrëmuje, u shtua edhe një problem tjetër. Shkolla fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, kishte pranuar një telefonatë për vendosje të bombës, gjë që më pas u mbyll edhe vendvotimi rreth orës 11:00h, që nuk ishte hapur fare.

Kjo është hera e katërtë që po përsëriten zgjedhjet numër 6 në Tërnoc./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.