Vendimi i plotë i kushtetueses!

202

Në sqarimin e saj, Gjykata Kushtetuese është referuar në shembuj të parlamentarizmit në shtete të rajonit, por edhe në shtete tjera, si Gjermania, Portugalia e të tjera.

Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin e plotë lidhur me rastin e seancës konstituive të 17 korrikut, ku ka konstatuar se kjo seancë nuk është realizuar plotësisht dhe se zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve ka qenë jokushtetuese.

Në sqarimin e saj, Gjykata Kushtetuese është referuar në shembuj të parlamentarizmit në shtete të rajonit, por edhe në shtete tjera, si Gjermania, Portugalia e të tjera.

Gjykata ka saktësuar se për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë, Kushtetuta e Kosovës përdorë shprehje të ndryshme për të njëjtin realitet.

Duke marre parasysh kete, Gjykata mbështetet ne nenin 64 (1) që flet për Strukturën e Kuvendit, nen ky që parasheh që Kuvendi ka njëqind e njëzet deputete te zgjedhur me votim te fshehte bazuar ne listat e hapura. “Vendet ne Kuvend ndahen midis te gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidateve të pavarur, ne përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme, te fituara prej tyre, në zgjedhjet për Kuvendin’, thuhet në sqarim.

Gjykata nuk jep sqarime nëse në rast të dështimit të zgjedhjes së kryeparlamentarit nga një grup parlamentar, e drejta t’i kalohet grupit tjetër, por vëren se askund në Kushtetutë nuk parashihet që dështimi në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit do të shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me Rregulloren relevante te Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin funksional”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese.

Duke u bazuar në këtë, Gjykata ka konstatuar se është shkelur kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit me vazhdimin e seancës më 17 korrik pas mbylljes nga ana e kryesueses për shkak të mungesës së kuorumit dhe se vendimi për zgjedhjen e kryetarit është jokushtetues, si për nga procedura e ndjekur, ashtu edhe për nga përmbajtja, pasi nuk ishte grupi me i madh parlamentar ai qe propozoi kryetarin e Kuvendit.

Gjykata ka konstatuar se seanca e filluar më 17 korrik 2014, nuk është realizuar plotësisht, konkretisht nuk janë zgjedhur Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Rrjedhimisht, Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstituive, duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët ne pajtim me nenin 67 (2), ne lidhje me nenin 64 (1), të Kushtetutës dhe me Kreun III te Rregullores se punës qe zbaton këto nene dhe në pajtim me këtë aktgjykim.

Linqet:

http://www.gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ko_119_14_shq.pdf

http://www.gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ko_119_14_mm_shq.pdf




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *