Vdes gruaja e parë e presidentit serb, Ksenija Vuçiq (56)

Gazetarja e njohur serbe dhe bashkëshortja e parë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Ksenija Vuçiq ,ka ndërruar jetë sonte në moshën 56-vjeçare në Beograd.

Ksenija Vuçiq ka punuar si gazetare për më shumë se 30 vjet.

Ajo e filloi karrierën e saj në TV Studio B, ndërsa vitet e fundit ka drejtuar emisione jashtëzakonisht të njohura në kanalet e televizionit “Pink”.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar në profilin e tij në Instagram dhe ka njoftuar se ka ndërruar jetë Ksenija Vuçiq, gruaja e tij e parë.

“Sonte në Beograd, papritmas, në moshën 56-vjeçare ka ndërruar jetë Ksenija Vuçiq, nëna e dy fëmijëve tanë, Danilo dhe Milica, dhe gruaja ime e parë. Më vonë do të informojmë familjen dhe miqtë për vendin dhe datën e varrimit”- ka shkruar Vuçiq në Instagram./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.