Valon Murati: Opsioni ynë gjithmon ishte mē real – ai është ripërcaktimi i kufijve

108
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë ekzistojnë vetëm tri opsione.
Ai thotë se propozimi i djeshëm që ka dalur nga një non-paper është opsioni më i keq i mundshëm.
“Në tavolinën e bisedimeve me Serbinë janë vetëm tri opsione. E para është që të vazhdohet kjo gjendje. Kështu janë të kënaqur shumë persona këtu. Neve na kanë qeshur kur kërkonim bashkim pasi thonin se statusi nuk është i zgjidhur. Por ne nuk kemi probleme teknike me Serbinë por politike. Pavarësia është arritje e madhe. Problemet teknike kryhen pasi përfundohen problemet politike. Ato përfundojnë mes dy shteteve”, ka thënë ai.
“Ripërcaktimi i kufijve, ne i themi si ripërcaktim Lëvizja për Bashkim. Tjetra është Asocacioni. Ka disa ngjyra dhe mosbesim kështu në status-quo. Besoj që të gjitha partitë e dojnë këtë pasi nuk guxojnë të sjellin dicka të re. Me këtë koncept e kemi Serbinë brenda në Kosovë. Ky nonpaperi i ditëve më parë është opsioni më i keq për Kosovën. Jep autonomi për Serbinë në Kosovë dhe humb kontrollin për një pjesë të territorit”, përfundoi ai.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *