Valon Arifi: “Qesharake nëse Qeveria e Kosovës financon renovimin e Gjykatës në Preshevë”

556

Valon Arifi, aktivist i të drejtave të njeriut nga Presheva duke komentuar themelimin e zyrës për Luginën e Preshevës pranë Qeverisë së Kosovës, njëherit edhe fondin e dy qeverive Shqipëri e Kosovë, është shprehur se është e pa kuptimt e qesharake që Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës të financoj renoviminin e Gjykatës edhe ashtu ditore të Serbisë në Preshevë.

“Jam informuar se Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të Komunës së Preshevës, ka pranuar të finncoj renovimin e objektit të Gjykatës Themelore të Vranjës, që gjindet në qytetin e Preshevës, e që për mua, kjo është qesharake dhe e pa pranueshme, që Republika e Kosovës të financoj institucionet shtetërore në Serbi, jo se nuk duhet, por sepse një gjë e tillë nuk është as e nevojshme në kuptimin infrastrukturor, e as prioritet për qytetarët e Luginës së Preshevës” – është shprehur Valon Arifi aktivist i të drejtave të njeriut nga Presheva.

Vlen të theksohet që Ministria e Drejtësisë, udhëhiqet nga Selim Selimi po ashtu me prejardhje nga Komuna e Preshevës, i emëruar në postin e ministrit nga radhët e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *