Valon Arifi: Kandidatët e “konobarit” të Surdulicës le ta harrojnë se mund të bëhen pjesë e Listës Shqiptare
Aktivisti i të drejtave të njeriut nga Presheva Valon Arifi ka qenë i ashpër ndaj kryetarit të degës së Alternarivës për Nryshim në Bujanoc z.Arbër Pajaziti rreth Listës së përbashkët shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Serbi të cilat do të mabahen me e 3 prill. “Po shoh reagime sa naive po aq edhe të pa drejta,ata që me dëshirë nënshkruan marrveshjen në Tiranë e që po të njëjtit dolën nga ajo marrveshje për shumicën Shqiptare në Bujanoc e që parimisht unë nuk pajtohem,sepse besoj që Bujanoci është qytet multietnik dhe meriton pushtetin multietnik njësoj siq besoj që shqiptarëve në Sërbi u takon të udhëheqin së paku me një ministri me që besoj dhe vazhdoj të luftoj që Sërbia nuk është e Sërbëve por e kujt do që ndjehet i lire dhe mendon të jetoj aty,përfshirë edhe shqiptarët,prap e theksoj drejpërdrejt që askush e askujt mos ti shkoj mendja që në listën e përbashkët shqiptare mundë të ketë kandidat të afërt me klanet kriminale te Veselenovicit e Andrej Vucicit” ështe shprehur Arifi. I njejti shprehet i bindur që shqiptarët do të dalin bashkë në zgjedhjet e 3 prillit por që lën të nënkuptohet se klikat e afërta me SNS’in nuk do të jenë pjesë e listës shqiptare. “Jam shumë i sigurt se shqiptarët do të jenë bashkë edhe ne zgjedhjet e 3 prillit,për këtë nuk e kam as dyshimin më të vogël por pa kandidat të përzgjedhur nga “kamarieri” famshëm i Surdulicës i cili as në qytetin e tij nuk ka fituar asnjëher asnjë pal zgjedhje” ka përfunduar Arifi. “Koha e Boskes në Luginë ka përfunduar” ka theksuar aktivisti Arifi.