Valon Arifi: Jemi komb solidar, nuk na takon ti lëm njerzit në rrugë

374

Aktivisti i shoqërisë civile Valon Arifi nga Presheva është shprehur i gëzuar që Komuna e Bujanocit sot votoi pro ndërtimit të nje objekti banesor për komunitetin rom të Bujanocit.

“Me këtë raste jam i njoftuar qysh më herët dhe e dijë se ka më shumë se njëzet vite që ata jetojn në kushte tejet të vështira jetësore andaj dhe e vlersoj pozitivisht pushtetin lokal të Bujanocit për veprimin e marrë sot në Kuvendin Komunal” ka thëne Valon Arifi për Lugina Lajm.
“Një projekt i financuar nga Bashkimi Europian e që do të implementohet nga UNHCR,mbështetur drejtpërdrejt nga Ambasada Amerikane në Beograd e rrjedhimisht në nje shoqëri multietnike është e pa kuptimt të kundërshtohet” ka potencuar Arifi.
“Një komb që njihet për humanizmin e veht përfshirë Nënën Terezë,solidarizimin me komunitetin hebrenj gjatë Luftës së dytë botërore e edhe veht në kohë të caktuar të historisë si popull i shtypur e besa në Serbi edhe sot i diskriminuar nuk guxon të ia lejoj vehtes të rikthehet në diskriminues” ka vazhduar ai.
Në fjalën e tij për Lugina Lajm mbi reagimet e disa akterëve opozitarë të partis së Arbër Pajazitit dhe largimin e këshilltarëve të tij nga Koalicioni bashkë qeverisës me partit tjera shqiptare Valon Arifi është shprehur :
“Solidarizimi nuk është vendim politik por akt njerëzor prandaj Pajaziti nuk duhet të sillet ashtu,po duket qesharak e me pak dozë fashizmi brenda bindjeve të tija” ka përfunduar Arifi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *