Valon Arifi: Ata që djegin flamuj nuk janë as patriotë e as atëdhetarë, thjesht piromanë

Aktivisti i të drejtave të njeriut Valon Arifi nga Presheva ka reaguar ndaj djegjes së flamujve serb në Tiranë: “Ata që dogjën flamujt serb në Tiranë sot,e flamujt shqiptar në Beograd dje nuk janë as patriot e as atëdhetar,ata thjesht janë piroman” ka thënë aktivisti Arifi. “I takoj kombit që nuk urren e askë,nuk i ka bërë dëm askujt,i shtypur gjatë nëpër kohë por asnjëher nuk pajtohem me piromanët që djegin simbolet e të tjerëve” është shprehur ai. “Ata që djegin dhe përdhosin flamujt e të tjerëve, qofshin shqiptar a serb,ata nuk janë as patriot e as atëdhetar, ata kanë emër, piroman” ka përfunduar aktivisti Valon Arifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.