Vaksinën Anti-Covid mund t’a marrin edhe personat me adresa të pasivizuara

Prej disa javësh në Serbi ka filluar procesi i vaksinimit kundër koronavirusit (COVID – 19)

Ditë më parë ka filluar pyetja se a lejohen edhe personat që iu është pasivizuar adresa e vendbanimit (raste këto të shumta të shqiptarëve në Luginë të Preshevës)?

Sipas informatave të siguruara nga tereni, është vërtetuar se edhe personat që e kanë të pasivizuar adresen e vendbanimit në Luginë kanë të drejtë të regjistrohen dhe të njëjtit mund të marrin vaksinen anti-covid ne Luginë.

Shume shqiptarë nga Lugina që tashmë e kanë adresën e pasivizuar u shprehen se janë regjistruar për të marrë vaksinen në Sërbi, shumica prej tyre po presin për të marrë edhe dozen e dytë të vaksines.

“Unë isha para disa ditësh në shtëpine e shëndetit për tu informuar rreth vaksines dhe mundësise për tu regjistruar për marrjen e saj. Edhe pse e kam adresen e pasivizuar nuk më ka paraqitur problem, e kam marrë dozën e parë dhe pas dy javësh do e marrë edhe dozën e dyte te vaksines.”
(I.A )

“Përveç letërnjoftimit të Sërbise nuk më kërkuan asgjë tjetër, edhe pse jam e pasivizuar e kam marrë dozen e parë te vaksinës, më thanë qe dozën e dyte duhet ta marrë pas rreth dy javësh.”
(S.U)

Punonjesit e shtepive të shëndetit thonë se: “Deri me tani vaksinat janë dhënë edhe atyre që nuk kanë vendbanim në Serbi (shqiptarëve që janë të pasivizuar)!”

Dokumenti i vetëm që nevojitet për të marrë vaksinen është letërnjoftimi i Serbisë, por që deri më tani nuk ka qenë problem që janë të pasivizuar shqiptarët që janë lajmëruar per të marrë vaksinen.

/Nacionali /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *