USLP e gatshme për ofrimin e ndihmës teknike dhe administrative!

164

Unioni Studentor i Luginës së Preshevës, nëpërmjte një komunikate, ka njoftuar të gjithë studentët të cilët dëshirojnë të regjistrohen nëpër fakultetet e ndryshme në Republikën e Shqiprisë, duhet t’iu përfillen disa procedurave, për të cilat vetë USPL, është e interesuar t’i ofrojë ndihmë teknike dhe administrative këtyre të rinjve.

Në njoftimin e USLP, thuhet:

USLP në Tiranë shpreh gatishmërinë për ndihmë teknike rreth regjistrimit për të gjithë kandidatët e interesuar nga Lugina e Preshevës

Të nderuar bashkëqytetar, student të ardhshëm të Luginës së Preshevës,

Ju njoftojmë se regjistrimet për studentët e rinj nga Lugina e Preshevës në Republikën e Shqipërisë, kanë filluar .

Unioni Studentorë i Luginës së Preshevës në Republikën e Shqipërisë, shpreh gatishmërinë të ndihmoj çdo maturant (nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja) që ka zgjedhur të studiojë në

Universitetet e Tiranës, duke e orientuar në kompletimin e dokumenteve (noterizimin e tyre, dërgimin deri në fakultetet përkatës etj).

USLP, ka përcaktuar tashmë ekipet e studentëve që do të ndihmojnë studentët e rinj dhe ky aksionmendohet të zhvillohet deri më 10 shtator 2014.

Siç ju kemi lajmëruar edhe më herët dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:

  1. Fotokopje te noterizuar ne Republiken e Shqiperise (dhe e perkthyer ne gjuhen shqipe nese eshte

leshuar ne gjuhe te huaj), te diplomes se Matures Shteterore se bashku me certifikaten e notave, ose

diplomen/deftesen e shkolles se mesme te fituar ne vendin perkates, se bashku me certifikaten e

notave, te legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, te vendit ku ka perfunduar

studimet, te njohura ne Republiken e Shqiperise nga komisioni i posacem per njohjen e diplomave te

arsimit te mesern ne Ministrine e Arsimit dhe Sportit;

  1. Dokument identifikimi (karte identiteti, pasaporte), Ne dosje mbahet vetem fotokopja e

dokumentit te identifikimit;

  1. Dy fotografi;
  2. Autorizimin per trajtimin e te dhenave personale sipas shtojces 1 te ketij udhezimi.

Ju njoftojmë se këtë vit, dokumentet duhet të dërgohen paraprakisht pranë ministrisë së Arsimit dhe

Sportit që t’I nënshtrohen verifikimit nga ana një komisioni të vaҫant :

Në vijim të procedurave të kërkuara për njësimin e diplomave dhe për të përfunduarnjësimin e tyre në mënyrë që të respektohen afatet e regjistrimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, lutemi që shtetasit të sjellin pranë komisionit në MAS dokumentacionin

përkatës jo më vone se data 28 gusht 2014, ora 14:00.

Procedura e dorëzimit dhe e tërheqjes së dokumentacionit do të jetë individuale.

Dokumenti i njësimit, që do të dorëzohet në IAL-në përkatëse, do të tërhiqet në MAS në

përfundim të procesit, duke filluar nga data 4 – 8 shtator 2014, nga ora 9:00- 16:00 pranë

zyrës së pritjes së publikut në MAS.

Tërheqim vëmendjen që dokumentet të jenë të plota dhe të pasqyrojnë qartë arritjet e

maturës shtetërore në shtetin përkatës.

Aplikantët nga Kosova të kenë domosdoshmërisht me vete VERTETIMIN mbi pikët e

arritura në Provimin e Maturës Shtetërore, duke pasqyruar pikët e kandidatit dhe pikët

maksimale të provimit.

Për çdo sqarim mund të kontaktoni në Nr. e telefonit +355 4 22232455, +355 4 2227300

(http://ëëë.arsimi.gov.al/al/neësroom/lajme/njoftim-per-kandidatet-nga-trojet )

Të gjithë studentëve që iu nevojitet ndihma, USLP do të iu dal në ndihmë, duke kontaktuar në telefonin +355693773060 ose ne e – mailin: uslp-union@hotmail.com .

(Poashtu ju mund te na ndiqni edhe permes faqes tone ne facebook:  https://www.facebook.com/pages/Unioni-Studentor%C3%AB-i-Lugin%C3%ABs-s%C3%AB-Preshev%C3%ABs/174520559399875?ref=hl

USLP uron suksese për çdo maturant, në rrugën e zgjedhur drejt dijes!




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon