“Ushtarët e dreqit”, edhe më tej aktiv në Preshevë – shkatërrojnë qëllimshëm trafot e ndriçimit publik (FOTO)

Gjatë vikendit në Preshevë, janë dëmtuar trafot elektrike që mundësojnë ndriçimin publik në Komunën e Preshevës.

Sipas një postimi të shefit të kabinetit të kryetares së Preshevës, Driton Bilalli, bazuar në vlerësimet e komanisë përgjegjëse për operimin e ndriçimit, ky dëmtim është i qëllimshëm, dhe se tani rasti është paraqitur në organet e policisë.

Këso raste të dëmtimeve të qëllimshme të pronave publike, në Preshevë, janë të shpeshta, respektivisht pas ndërrimit të pushtetit në muajin mars, ku disa “ushtarë të dreqit”, në momentin që ndeshen me politikat qeverisëse, rrënojnë dhe dhunojnë pronënë publike me qëllim që të pengojnë punën e qeverisjes lokale atje.

Më poshtë, mundë të lexoni të plotë njoftimin e plotë të shefit të kabinetit Driton Bilalli në lidhje me dhunimin e trafove nga persona ende të paidentifikuar

Sot kemi njoftuar organet e rendit publik për dyshimet tona lidhur me dëmtimet eventuale të qëllimshme, të trafove që sigurojnë ndriçimin publik në komunën e Preshevës.

Këto dyshime bazohen edhe nga vlerësimet profesionale të kompanisë përgjegjëse për mirëmbajtjen e ndriçimit publik.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur dëmtohen fizikisht trafot që sigurojnë ndriçimin publik në lokalitete të ndryshme.

Rasti i fundit ishte mbrëmë, ku dyshohet se janë çkyçur qëllimshëm disa siguresa të trafove që e sigurojnë ndriçimin publik në rrugën e Vranjës, rrugën e Prishtinës, rrugën 15 Nëntori ose në fshatin Geraj, duke i lënë banorët e këtyre vendbanimeve për një kohë në (gjysëm)errësirë.

Që nga nesër, qeverisja komunale do të ndërmarrë masa konkrete për sigurimin më të mirë të trafove.

Njëkohësisht ftojmë organet e rendit për hetimin e këtyre rasteve dhe për zbatimin e përgjegjësive të tyre ligjore, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *