Universiteti “Fehmi Agani” ndanë mirënjohje për vlerësim të përformancës së stafit akademik, në mesin e tyre edhe Prof.Dr.Yllka Imeri nga Tërnoci (FOTO)

Universiteti “Fehmi Agani”, ka ndarë disa mirënjohje për studiuesit e rinjë të universitetit.

Siç thuhet në njoftimin e universitetit “Fehmi Agani”: Bazuar në nenin 28 të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në Rregulloren e Sigurimit të Cilësisë dhe Vlerësimit, si dhe Manualit për Vlerësimin e Përformancës, Cilësisë dhe Korrikulës, Zyra për Sigurim të Cilësisë dhe Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë në bazë të raportit për performancën e stafit akademik zgjedh mësimdhënësit më të mirë.

Me këtë rast Rektori Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani ndanë mirënjohje profesorëve dhe asistentëve më të vlerësuar, me propozim të Zyrës së cilësisë. Rektori Nimani, falënderoj stafin për kontributin e dhënë në shkencë.

Pjesëmarrës ishin edhe Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë Prof.ass.dr.Laura Naka,dhe Daut Islami Udhëheqës i Zyrës për Sigurim të Cilësisë.

Zyra për Sigurim të Cilësisë dhe Komisionit Qendror për Sigurim të Cilësisë, në bazë të raportit për përformancën e stafit akademik për vitin akademik 2021 ka nxjerrë këto rezultate të mësimdhënësve dhe asistentëve më të mirë nga performanca e:Vlerësimi i studentëve, Vlerësimi ndërkolegial,  Publikime shkencore dhe pjesëmarrja në konferenca, Kontributi për universitetin dhe kontributi në shoqëri.

  Fakulteti i Filologjisë:

 

  • Nazli Tyfekçi
  • Yllka Imeri

 

Fakulteti i Edukimit:

  • Behxhet Gaxhiqi
  • Shyhrete Morina

 

Fakulteti i Mjeksisë:

  • Hajrullah Latifi
  • Arben Boshnjaku

Kujtojmë që Yllka Imeri është me prejardhje nga Tërnoci i Bujanocit, ku tanimë është pjesë e shumë universiteteve në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Yllka, ka doktoruar për gjuhë dhe letërso shqipe dhe po cilësohet njëra ndër studiuset më të mira në rajon./LUGINLAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *