Unë e marr vaksinën, merre edhe ti!
Mënyra e aplikimit online
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që së pari të vaksinohen profesionistët shëndetësorë, duke përfshirë të gjithë stafin me arsim të lartë, me arsim të mesëm, si dhe stafin teknik, policët dhe ushtarët, arsimtarët dhe pastaj të fillohet me të gjithë popullatën. Mënyra e aplikimit është për të gjithë njësoj dhe bëhet online në faqen https://euprava.gov.rs/usluge/6224.
Ju keni mundësi të përzgjidhni vaksinën.Së pari shtypeni katrorin e gjelbër në anën e majtë të faqes POKRENI USLUGU. Pastaj klikoni në katrorin PODNESI ZAHTEV. Në vazhdim plotësoni aplikacionin, i cili vlen tash për të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë:
Përzgjidhni opsionin:
Shtetas i Republikës së Serbisë
Shtetas i huaj me vendbanim në Republikën e Serbisë
Shtetas i huaj pa vendbanim në Republikën e Serbisë
Në rubrikën e radhës të shënohet numri personal
Emri
Mbiemri
Adresa elektronike (e-maili)
Numri i telefonit mobil (Shëno sipas formatit 06x… pa hapësira dhe viza)
Telefonin fiks (Shëno sipas formatit 011…pa hapësira dhe viza)
Zgjidhni qytetin ku dëshironi ta merrni vaksinën.
Pastaj klikoni:
Kam interesim të marr çdo lloj vaksine, për të cilën Agjencioni për Barnadhe Pajisje Medicinale garanton siguri, efikasitet, kualitet dhe jep lejen për përdorim të vaksinës.
Kam interesim të marrvaksinën të prodhuesve të caktuar, për të cilëtAgjencioni për Barnadhe Pajisje Medicinale garanton siguri, efikasitet, kualitet dhejep lejen për përdorim të vaksinës.
Klikoni tipin e vaksinës që ju përzgjidhni:
Tipi i vaksinës
Pfizer – BioIntech
Sputnik V (Qendra për hulumtinGamaleya)
Sinopharm
AstraZeneca
Mod
A vuani nga ndonjë sëmundje specifike?
Po
Jo
Për shkaqe shëndetësore nuk mund të dilni nga shtëpia apo nga banesa?
Jo, nuk kam vështirësi të tilla
Po, nuk mund të dal nga shtëpia/banesa
Klikoni katrorin:
Nuk jam robot
Klikoni rrethin:
Pajtohem që personi i autorizuar i Institutitpër Shëndetin Publik të Serbisë “Dr. MilanJovanoviçBatut”t’i përpunojë të dhënat e lartpërmendura lidhur me vaksinimin kundër COVID-19 dhe propozon terminin dhe vendin për vaksinim.
Klikoni në katrorin e gjelbër ne të djathtë
Podnesizahtev
Ju do të njoftoheni me mesazh telefonik që aplikimi është në rregull dhe për hapat e mëtejmë do të njoftoheni me e-mail.
Shëndet!
Të dhënat janë huazuar dhe janë përkthyera nga euprava
Përgatit: Mr. Ph. Albana Dehari Islami