UDSH dorëzon listën me nënshkrimet përkrahëse – Islami: Brenda 24 orëve KKZ duhet t’a çertifikoi listën

640

Unioni Demokratik Shqiptar, dega në Bujanoc, sot në mbrëmje ka dorëzuar nënshkrimet përkrahëse të listës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Sipas kryetarit Farush Islami, Komisionit Komunal Zgjedhor, brenda 24 orëve duhet t’a çertifikoi listën e UDSH, e cila ka të propozuar 15 kandidatë për këshilltarë komunal.”

“Sot në Komisionin Komunal Zgjedhor është dorëzuar lista e nëntë me rradhë, dhe se bëhet fjalë për Unionin Demokratik Shqiptar” – tha Islami.

“Po, sipas procedurës brenda 24 orëve, do të duhet që Komisioni Komunal Zgjedhor të çertifikoi ketë listë, që ka marrë përkrahjen e rreth 700 qytetarëve dhe garon me 15 kandidatë për këshilltarë komunal” – shtoi Farush Islami.

Ai për më tepër tha se kjo është lista e pestë shqiptare që do të garoj për zgjedhjet lokake rë 21 qershorit.

Megjithate, nga burime jo zyrtare mësohet se kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit, UDSH, ka nominuar, Basrin Veselin, zëvendëskryetar i Asamblesë komunale të Bujanocit./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *