Udoviçki: Të bëhet regjistrimi i popullsisë, më pas fillojmë me punë në ato tre komuna!

233

thumb-502-228Zëvendëskryeministrja serbe, njëherit ministre e administrimit shtetëror dhe vetqeverisjes lokale, Kori Udoviçki, të premten ka takuar shefin e OSBE-së në Beograd, Petar Burkhard, me të cilin ka bashkëbiseduar për aktivitet në sferën e realizmit të të drejtave për pakicat nacionale në Serbi.
Argument shtesë për takimin në mes të zëvendkryeministres serbe Kori Udoviçki me shefin e OSBE-së, Petar Burkhard, ka qenë vizita e realizuar nga ministrja Udoçki në Bujanoc, në fillim të këtij muaji, e organizuar nga Trupi Koordinues, ku merrte pjesë edhe përfaqësuesi i OSBE-së.
Nga takimi në Bujanoc, kanë rezultuar përshtyjet e mira në komunën multietnike, në të cilën presim vazhdimin e bisedimeve për programin shtatë pikësh të aprovuar nga qeveria serbe më 2013-të, bisede këto të zhvilluara në mes të përfaqësuesve shqiptar me ata shtetëror serb.
“Për të zgjidhur të gjitha çështjet, e patjetërsueshme është të zgjidhet problemi me numrin e banorëve në ato komuna (Preshevë, Bujanoc dhe MEdvegjë), ashtu që pakica kombëtare shqiptare, masovikisht pati bojkotuar regjistrimin e popullsisë me 2011” – ka thënë Udoviçki
Ajo ka sqaruar se pret ndihmën e të gjitha palëve të interesuara, duke përfshirë edhe organizatat ndërkombëtare, në gjetjen e zgjidhjes më të favorshme për të gjitha palët, ashtu që të tregohet gjndja reale e atjeshme.
Nga ana tjetër, shefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim Euripian (OSBE) në Beograd, Petar Burkhard, ka përgzuar ministren Udoviçki që po krijon komunikim të rregullt me përfaqësuesit e pushteteve lokale nga komuniteti pakicë, një ashtu edhe me përfaqësuesit e Këshillave Kombëtare të pakicave në Serbi, me qëllimin të përparaimit të kaulitetit të jetës të gjithë qytetarëve, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Ministra e Administrimit Shtetëror dhe Vetëqeverisjes Lokale./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *