U promovua libri “MONOGRAFIA E TËRNOCIT” të autorit Emrullah Lutfiu (FOTO)

189

Në ambientet e shtëpisë së kulturës në Bujaboc, sot u promovua libri “MONOGRAFIA E TËRNOCIT” – Një rrjedhojë e fshatit më të madh shqiptar, të autorit Emrullah Lutfiu.

Një libër tejet voluminoz, në të cilën janë paraqitur shumë dokumente e faktografi nga periudha e osmanlinjëve e gjerë në ditët e sotme, e ka karaktiruzuar natyrën e kësaj monografie për fshatin më të madh shqiptar në ish Jugosllavi.

Recesenti i librit, Ferid Selimi, gjatë fjalimit të tij, vlerësoi se ky libër, lirisht mund të shërbeje edhe për desertacion, ndërsa publicisti Xhahit Ramadani, e vlerësoi si një enciklopedi që ngerthen ngjarje e dokumente që asnjëherë nuk janë publikuar.

Autori i librit, Emrullah Lutfiu, falenderoi gjithë ata që e kanë ndihmuar në botimin e “MONOGRAFISË SË TËRNOCIT”, duke shtuar se, për ketë libër i janë dashtë shumë vite punë.

Libri “MONIGRAFIA E TËRNOCIT”, është libri i dytë i autorit Emrullah Lutfiu./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *