Turqia: Rusia po gabon rëndë me ndërhyrjen në Siri

444

20151015233140501646Rusia po bën një gabim të madh duke ndërhyrë ushtarakisht në konfliktin sirian përkrah regjimit të presidentit, Bachar al-Assad, theksoi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Feridun Sinirlioglu.
“Rusia po bën një gabim të madh, gjë që nuk jep asnjë përfitim vetëm vonon procesin e tranzicionit që do të mundësonte daljen e Sirisë nga kaosi”, deklaroi Sinirlioglu pas takimit me homologun saudit, Adel al-Jubeir.
“Ne do të vazhdojmë të paralajmërojmë Rusinë”, shtoi ai.
Aviacioni i Moskës bombardon çdo ditë që prej dy javësh ato cilësohen si objektiva terroriste në Siri, gjithashtu dhe grupin e Shtetit Islamik si dhe rebelët e moderuar që luftojnë kundër regjimit të Damaskut.
Ushtria ruse konfirmoi sot se kishte bombarduar 32 objektiva të grupit Shteti Islamik (ISIS) në Siri gjatë 24 orëve të fundit, kryesisht pranë Damaskut.
Turqia mbështet që prej fillimit të luftës në Siri grupet rebele, me shpresën për të rrëzuar regjimin e Assadit.
Ajo ka shprehur disa herë shqetësimin pas bombardimeve ruse kundër objektivave të opozitës së moderuar, transmeton kp.
“Arabia saudite dhe Turqia janë dakord për të mbështetur opozitën ruse në Siri. Është e rëndësishme gjetja e një zgjidhjeje politike”, nënvizoi kreu i diplomacisë turke duke shtuar se Assad nuk duhet të ketë asnjë rol në tranzicion./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *