Turqia në zgjedhje të parakohshme me 1 nëntor

268

721-800x480Turqia do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme. Deklaratën e bëri presidenti turk Rexhep Taip Erdoan, gjatë një deklarate për mediat, për të cilat u shpreh se data e mbajtjes së tyre do të jetë 1 nëntori. Kjo datë është përcaktuar që të enjten nga Komisioni Zgjedhor në Turqi, por që pritet të zyrtarizohet të shtunën, ditën kur skadon edhe afati ligjor për formimin e një qeverie të re të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 7 qershorit.

Ishin pikërisht këto zgjedhje, të cilat tkurrën shumicën në parlament të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të drejtuar nga Erdoan prej vitit 2001 deri më 2014 kur u zgjodh president i vendit. Prej vitit 2002, kjo parti ka patur shumicën e nevojshme në parlament për të formuar qeverinë. Por pasi Erdoan dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë për t’u zgjedhur president i vendit, në krye të saj u zgjodh ish-ministri i jashtëm Ahmet Davutollu, i cili drejtoi qeverinë në pjesën e mbetur të mandatit. Por nën drejtimin e tij, partia për Drejtësi dhe Zhvillim nuk arriti të sigurojë shumicën qeverisëse, madje dështoi në negociatat e javëve të fundit për formimin e një qeveria koalicioni me opozitarët republikanë të nacionalistët.

Analistët thonë se një prej faktorëve që ndikoi në rënien e popullaritetit të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, ishte hyrja në parlament e partisë kurde HDP, ritmet ekonomike të rëna në mënyrë drastike vitet e fundit, por edhe skandalet e njëpasnjëshme të korrupsionit ku u përfshi vetë Erdoan. Në zgjedhjet e 7 qershorit, Erdoan nuk arriti të sigurojë as shumicën e cilësuar, që i jepnin mundësi të zgjeronte kompetencat e presidentit./tvklan/ – /Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *