Trupi Koordniues kremton 18-të vjetorin e themelimit të saj

193

Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, sot u shenua  18-të vjetori i themelimit të Trupit Koordinues për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Me këtë rast, nxënësit shqiptarë dhe serbë të shkollave fillore dhe të mesme, kanë shfaqur një program artistic, nga ku kanë shpreh dëshirën për një jetë të përbashkët,

Kjo paraqitje e nxënësve u bë në kuadër të projektit “Qyteti ynë, shkollat tona”, të cilat për dy vjet rresht është duke e implementuar organizata joqeveritare “Grupa 484”.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Trupit Koordniues, Zoran Stankoviq, falenderoi të gjithë kontribuesit në rrugëtimin e punës së Trupit Koordinues, duke filluar nga Nebojsha Qoviq, si kryetar i parë i këtij institucioni të themeluar nga Qeveria e Republikës së Serbisë në vitin 2000.

Më pas, për të pranishmit, ishte pregaditur një koktej I begatë në shenjë faliminderime për punë e bërë nga Trupi Koordinues./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *