Trupi Koordinues thirrje për nxënësit e shkollave të mesme për mbulimin e shpenzimeve të transportit (KUSHTET)

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, njofton të gjthe nxënësi e shkollave të mesme se në bazë të vendimit të Trupit Koordinues nr.100-412-03-00056-1/2021 të datës 3 nëntor, 2021, fton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që të aplikojnë për mbulimin e një pjese të shpenzimeve të transportit publik.

Sipas këtij konkursi, të drejtë aplikimi në ketë thirrje, kanë të gjithë nxënësit e shkollave të rregullta të mesme me vendbanim në teritorin e komunës e Bujanocit, të cilët vijojnë mësimet në Bujanoc dhe Preshevë, për muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2021.

Më poshtë, e gjeni të plotë thirrjen e Shërbimit të Trupit Koordinues:

 

THIRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE FINANSIARE NDIHMA TË NJËHERSHME, PËR TË MBULUAR NJË PJESË TË SHPENZIMEVE TË TRANSPORTIT, PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME NË TERRITORIN E KOMUNËS BUJANOCIT.

Në bazë të Vendimit të Shërbimit Trupit Koordinues të Qeverisë së RS për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nr.100-412-03-00056-1/2021, datë 03.11.2021, Komisioni për zgjedhjen e ndihmës të njëhershme- sociale, me qëllim për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të transportit, për nxënësit e shkollës së mesme në territorin e komunës së Bujanocit, shpall:

THIRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE FINANSIARE NDIHMA TË NJËHERSHME, PËR TË MBULUAR NJË PJESË TË SHPENZIMEVE TË TRANSPORTIT, PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME NË TERRITORIN E KOMUNËS BUJANOCIT.

I.

Të drejtë pjesëmarrje në këtë ftesë kanë të gjithë nxënësit e shkollave të rregullta të mesme me vendbanim në teritorin e komunës e Bujanocit, të cilët vijojnë mësimet në Bujanoc dhe Preshevë, për muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2021.

II.

Kandidatët që aplikojnë për ofrimin e ndihmës për financimin e një pjesë të shpenzimeve të transportit me kërkesë duhet të paraqesin:

  1. letërnjoftimin e lexuar në formë elektronike ose vërtetimin e vendbanimin e kandidatit
  2. vërtetimin nga shkolla e mesme,
  3. xhirollogaria rrjedhëse e kandidatit apo e prindit.

III.

Shuma e shpenzimeve të transportit është deri në 45% e vlerës së biletës mujore të cilin e paguan nga trasportuesit e autorizuar.

IV.

Kërkesa për realizimin e të drejtave nga thirrja publike për ndarjen e ndihmës me dokumentacion dorëzohet nga 15.11.2021 deri më 24.11.2021.

Aplikimet e vonuara dhe jo të plota nuk do të merren parasysh.

Kërkesa për thirrje në paragrafin 1. dorëzohet drejtpërdrejt në objektin e komunës së Bujanocit, rr. Karagjorgje Petroviqa, nr.115, Drejtorati për shërbime publike, zyrja 301, prej orës 10:00 deri ora 14:00, me dokumentacionin e kompletuar.

V.

Thirrja publike shpallet në tabelën e shpalljeve të Komunës Bujanocit si dhe në portalin e komunës www.bujanovac.rs

VI.

Komisioni do t`i shqyrtojë të gjithat kërkesat e arritura në kohë, do t`i vlerësojë të gjitha kërkesat të cilat përmbushin kushtet e konkursit dhe do të përpilojë ranglistën preliminare të nxënësve të cilët do të fitojnë ndihmën e njëhershme në përputhje me kriteret. Në bazë të rang listës së përcaktuar, Komisioni do të sjellë Vendim mbi Zgjedhjen të cilin e nënshkruan kryetari i Komisionit.

Rang listat përfundimtare pas vendosjes në bazë të ankesave, do të vendosen në tabelën e shpalljes së administrates komunale dhe në ueb faqen e komunës së Bujanocit (www.bujanovac.rs).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.