Trupi Koordinues shpall konkursin për bursa për nxënësit e shkollave të mesme nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja (LINKU)

355

Trupi Koordinues shpall konkursin për bursa për nxënësit e shkollave të mesme nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja

Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë, edhe zyrtarisht ka hapur konkursin për bursa për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Në konkursin e publikuar në faqen zyrtare të Trupit Koordinues, ndër të tjera, thuhet: “Bursa do t`i fitojnë vetëm ata nxënës të cilët ndjekin vitin shkollor 2019/2020 në shkollat në territorin e Bujanocit, Preshevës dhe Vranjës dhe në momentin e dorëzimit të lutjes kanë vendbanim në territorin e Bujanocit.”

“Shërbimi i Trupit Koordinues numrin prej 300 bursave në dispozicion do t`ia ndajë nxënësve: nga komuna e Bujanocit 41,5%, përkatësisht 124 bursa, nga komuna e Preshevës 38,5%, përkatësisht 116 bursa dhe nga komuna e Medvegjës 20%, përkatësisht 60 bursa. Në rast se njëra nga komunat nuk do të ketë numrin e mjaftueshëm të bursistëve për kuotën e cila është përcaktuar paraprakisht, vendet e lira do t`i barten dhe në mënyrë të barabartë t`i ndahen komunave tjera sipas përqindjeve paraprakisht të përcaktuara” – thuhet në konkursin e publikuar në portalin zyrtar të Trupit Koordinues.

Nw vazhdim, po ua paraqesim linkun nga ku, mund t’I lexoni kushtet e plota:

http://www.kt.gov.rs/lt/news/arkiva-e-lajmeve/konkurs-per-ndarjen-e-bursave-per-nxenesit-e-shkollave-te-mesme-ne-territorin-e-komunes-se-bujanocit-per-periudhen-e-vitit-shkollor-2019-2020/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *