Trupi Koordinues shpall konkurs për subvencionimin e bizneseve – vlera e përgjithshme e konkursit 40 mln dinarë

Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka shpall konkurs për subvencionimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Konkursi në total është në vlerë prej 40.000.000,00 dinarëve, ku është ndarë sipas komunave.

SIpas këtij konkursi, ndërmarrjet nga Presheva, do të subvnecionohen në shumë prej 15.400.000,00 dinarë, ato nga Komuna e Bujanocit në vlerë prej 16.600.000 dinarë dhe ato nga Medvegja në shumë prej 8.000 .000.00 dinarëve.

Edhe ketë vit, konkursi është ndarë në dy masa, Masa I, pra për bashkëfinancimin e projekteve të sipërmarrësve që kanë tendencë për rritje dhe punësime të reja, dhe Masa II, për bashkëfinancimin e projekteve të kompanive të vogla në përputhje me Rregulloren për rregullat për dhënien e ndihmës shtetërore që klasifikohen në mikrondërmarrje apo biznese të vogla, të cilat kanë një tendenca për rritje dhe punësime të reja.

Më poshtë e gjeni linkun nga konkursi i publikuar:

http://www.kt.gov.rs/cr/news/arhiva-vesti/konkurs-za-dodelu-sredstava-za-subvencije-privrednim-subjektima-u-privatnom-vlasnistvu-u-2022.-godini-u-opstinama-presevo-bujanovac-i-medvedja/?fbclid=IwAR1dm6iWHcxm4WaxYFBm0ye0TjjJcfBjCkv7Keq0_AMCctqYT8N3-1AolTU

Leave a Reply

Your email address will not be published.