Trupi Koordinues shpall konkurs për subvencionimin e bizneseve private nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në vlerë totale prej 40 mln dinarëve (LINKU)

395

Trupi Koordinues, shpall konkursin për subvencionimin e bizneseve private që janë në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Edhe ketë vit, ky organ shtetëror, ka ndarë 40 milionë dinarë, që të subvencionojë ndërmarrjet private, që kanë për qëllim rritjen e numrit të punëtorëve.

Në konkursin e publikuar nga Trupi Koordinues, thuhet:

Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi pranimin e Programit të masave mbi ndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për subjektet ekonomike në pronësi private për vitin 2019, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 05 nr 401 – 7535/2019 të datës 01.08.2019, si edhe në bazë të nenit 31 të Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative, Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejshëm: Shërbimi i Trupit Koordinues), më 19 shtator të vitit 2019,

shpall

KONKURS

për ndarjen e mjeteve për subvensione subjekteve ekonomike në pronësi private për

vitin 2019, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

I VLERA E MJETEVE

Konkursi realizohet nga Shërbimi i Trupi Koordinues për ndarjen e fondeve në shumën prej 40.000.000,00 dinarë, për komunën e Preshevës në vlerë prej 15.400.000,00 dinarë, për komunën e Bujanocit në vlerë prej 16.600.000,00 dinarë dhe për komunën e Medvegjës në vlerë prej 8.000.000,00 dinarë.

Me fondet e përcaktuara do të financohen masat e mëposhtme:

1. Masa e projekteve të bashkëfinancimit në fushën e zhvillimit bujqësor dhe të prodhimit të ushqimit për kooperativat dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësit të regjistruar për prodhimin primar bujqësor;

2. Masa e bashkëfinancimit të projekteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësit të cilët kanë tendencë rritjeje dhe punësime të reja.

Qëllimi i konkursit është financimi i pajisjeve / makinave për subjektet që plotësojnë kërkesat e këtij konkursi.

Shërbimi i Trupi Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% (neto) të shpenzimeve (pa TVSH) të prokurimit për masën I dhe masën II nga pika 1.3, për bizneset e vogla dhe sipërmarrësit, deri në 60% (neto) shpenzimet (pa TVSH) të prokurimit për masën I dhe masën II nga pika 1.3, për kompanitë e mesme edhe deri në 70% (neto) të shpenzimeve (pa TVSH) të prokurimit për masën I nga pika 1.3, për kooperativat bujqësore.

Shpenzimet nuk përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar, pagesa e të cilit është detyrimi ekskluziv i aplikuesit.

Më poshtë po ua paraqesim linkun e konkursit të plotë:

http://www.kt.gov.rs/lt/news/arkiva-e-lajmeve/konkurs-per-ndarjen-e-mjeteve-per-subvensione-subjekteve-ekonomike-ne-pronesi-private-per-vitin-2019-ne-komunat-presheve-bujanoc-dhe-medvegje/

http://www.kt.gov.rs/lt/news/arkiva-e-lajmeve/konkurs-per-ndarjen-e-mjeteve-per-subvensione-subjekteve-ekonomike-ne-pronesi-private-per-vitin-2019-ne-komunat-presheve-bujanoc-dhe-medvegje/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *