Trupi Koordinues shpall konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinjët që dëshirojnë të studiojnë nëpër fakultetet e ndryshme të Serbisë (VIDEO)

Trupi Koordniues ka shpall konkurs për ndarjen dhe dhjetë bursave studentore për nxënësit që dëshirojnë të studiojnë nëpër fakultetet e Universiteteve brenda Serbisë.

Në njoftimin e publikuar nga Trupi Koordinues, thuhet:

Komuna e Bujanocit, Preshevës dhe organi i përkohshëm i komunës së Medvegjës kanë shpallur konkurs për ndarjen e bursave të studentëve. Qëllimi i këtij konkursi është të mbështesë zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Sigurimi i kësaj mbështetje financiare për kostot e studimit do të sigurojë kushte më të mira për arsimim dhe trajnim të mëtejshëm.

Në këtë mënyrë krijohen kushte për rritjen e përqindjes së të rinjve të arsimuar në këto komuna. Bursat ofrojnë qasje në arsimin e lartë për të gjitha kategoritë e të rinjve, pavarësisht nga statusi socio-ekonomik, si dhe mbështetje për zhvillimin e tregut të punës në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Të drejtën e përdorimit të fondeve për bursa studentore kanë:

– nxënësit e vitit të fundit të shkollave të mesme dhe personat që kanë përfunduar shkollën e mesme, deri në moshën 22 vjeç;

– të cilët kanë vendbanim të përhershëm në territorin e këtyre komunave në momentin e paraqitjes së aplikimit për konkurs dhe të paktën një vit para shpalljes së konkursit;

– gjatë shkollimit të mëparshëm (në shkollën e mesme) kanë arritur sukses të shkëlqyer, njohin gjuhën serbe;

– nuk është regjistruar në ndonjë fakultet dhe

– nuk janë fitues të bursave tjera të financuara nga buxheti i Republikës së Serbisë.

Në mënyrë që aplikanti në Konkursin e Bursave të përzgjidhet si bursist, përveç plotësimit të kushteve formale, është i detyruar të kalojë edhe provimin e kualifikimit (hyrës) për regjistrim në studime.

Të gjitha informatat e nevojshme lidhur me Konkursin për ndarjen e bursave të studentëve për vitin shkollor 2022/2023 mund ti merrni në adresat e mëposhtme të internetit:

Komuna e Preshevës linku i konkursit: http://publikime.presevo.rs/

Komuna e Medvegjës linku i konkursit: https://bit.ly/3iUsudC

Komuna e Bujanocit linku i konkursit: https://bit.ly/3J3rsGt

Leave a Reply

Your email address will not be published.