Trump i dërgon letër Thaçit: Është koha për një marrëveshje Kosovë – Serbi

296

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë kohën e duhur për të arritur një marrëveshje pajtimi ndërmjet tyre.

Në një letër drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që mban datën 14 dhjetor, presidenti Trump përmend takimin në Paris gjatë shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe qëndrueshmërinë për gjithë Evropën. Unë i  mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”.

Në letrën që u shpërnda nga zyra e presidentit Thaçi, presidenti Trump, bën thirrje që “të gjithë udhëheqësit e Kosovës, ta shfrytëzojnë këtë moment unik, të flasin me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbahen nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *