Treni nuk hyn në Kosovë, Vuçiq: Shqiptarët duan luftë

239

imageNë konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq akuzoi Prishtinën për një plan të detajuar për të ndezur konflikt duke ndaluar trenin e nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës.
“Nuk është as tank, as mjet ushtarak! Është një tren që synon të lidhë njerëz dhe qytete në përputhje me gjithë ligjet e botës dhe vlerat e Bashkimit Europian”, tha ai.

Sipas Vuçiq, forcat speciale të Kosovës u përpoqën të hedhin në erë hekurudhën, por plani u dështoi.

“Pas kësaj, i dërguan në Jarinjë për të ndaluar trenin, arrestuar makinistët dhe pasagjerët e tij, duke shkaktuar një konflikt të hapur”, deklaroi kryeministri serb.

Ai tha se vendimi për të ndalur trenin në Rashkë ishte i tij, për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.

“Ndalimi i trenit në stacionin e Rashkës ishte vendimi im dhe jam krenar për këtë. Vendimi ishte për të shmangur dhunën, konfliktin, viktimat dhe për të ruajtur paqen”, u shpreh ai.

Kryeministri serb deklaroi se për këtë ka informuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini si dhe Rusinë e Kinën, ndërsa u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të ruajnë qetësinë.

“Do t’i informojmë se Prishtina po provokon për luftë. U bëj thirrje të gjithë serbëve në Kosovë që të ruajnë qetësinë, ndërsa shqiptarëve u them që të mos provokojnë sepse Serbia nuk do të tolerojë”, deklaroi Vuçiq./Top-channel/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *