Tre futbollist të Juventusit infektohen me Koronavirus

298

Serie A ka anuluar shumicën e ndeshjeve për shkaka të Koronavirusit që është shpërndarë me të madhe në pjesën veriore të Italisë.

Si duket, pozitiv me virusin kanë dale edhe tre futbollist të skuadrës U23 të Juventusit.

Sipas RT Sport, pas ndeshjes Juventus – Pianese (U23), që u zhvillua të dielën e kaluar, tre lojtar të Zonjës së Vjetër kanë rezultuar pozitiv me virus.

Lajmi është mbajtur i fshehtë nga skuadra, derisa janë anuluar të gjitha stërvitjet.

Klubi është duke kryer testet edhe te pjesa tjetër e lojtarëve dhe te ata të skuadrës së parë. /IndeksOnline/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *